Programi i zgjedhjeve parlamentare 2025 – Zotimet e reja për mandatin e ri

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju flas për të ardhmen tonë të përbashkët, për një të ardhme që ndërtohet mbi dy shtylla themelore: sigurinë dhe begatinë. Pa siguri nuk ka zhvillim. Pa begati nuk ka dinjitet. Dhe pa të dyja, nuk ka shtet të fortë.

SIGURIA

Siguria kombëtare për ne nuk është një koncept abstrakt. Ajo është reale, konkrete dhe e matshme.

Së pari, shtrirja e sovranitetit në veri të vendit është një nga arritjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Shteti sot është i pranishëm në çdo cep të territorit të tij. Ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Kjo nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë e domosdoshme. Dhe jemi krenarë që ia dolëm ta realizonim atë që të tjerët para nesh e quanin të pamundshme.

Së dyti, për t’u siguruar se nuk ka regres te arritjet e deritanishme, ne kemi rritur ndjeshëm buxhetin për ushtrinë, duke forcuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe duke e bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës një ushtri me armatim modern. Këto janë arritje konkrete, të cilat e rrisin sigurinë e qytetarëve tanë dhe besueshmërinë e shtetit tonë.

Por ne nuk ndalemi këtu.

Në mandatin që na pret, do të investojmë edhe 1 miliard euro të tjera në armatim dhe pajisje moderne ushtarake, ashtu që kushdo që mendon se mund të na sulmojë, të mendojë dy herë; e kur mendon dy herë, pastaj e lë krejt.

Do të ndërtojmë fabrikën e municionit dhe të dronëve, duke e kthyer sigurinë edhe në motor zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe industrial. Kjo do të thotë vende të reja pune, transferim njohurish dhe rritje e kapaciteteve vendore.

Do të fillojmë programin e rezervës vullnetore në kuadër të planit për mbrojtje gjithëpërfshirëse. Secili e secila që do t’i dalë në mbrojtje vendit do të përfshihet në trajnimin bazik ushtarak dhe do të ketë armën e rezervuar personale të ruajtur në kazermë. Dhe, në rast mobilizimi, secili e secila do ta dijë vendin se ku duhet të lajmërohet për të marrë armën dhe cilat detyra do t’i ketë.

Por siguria kombëtare nuk kufizohet vetëm në mbrojtje ushtarake. Siguria është edhe energji.

Pa energji të qëndrueshme nuk ka ekonomi të fortë, e pa ekonomi të fortë nuk ka pavarësi e sovranitet të qëndrueshëm. Prandaj, krahas investimeve që po bëjmë në energji të ripërtërishme për të ulur ndotjen, ne do të ndërtojmë kapacitete të reja energjetike duke shfrytëzuar resurset tona të linjitit, me teknologji moderne që ndotin më pak, siç është gazifikimi.

Kjo është rruga jonë: të përdorim pasurinë që kemi, me mençuri dhe përgjegjësi, për ta siguruar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike dhe për ta mbrojtur mjedisin.

Siguria është edhe ujë.

Një shtet i sigurt është një shtet që garanton ujë të pijes për qytetarët e tij. Në kuadër të sigurisë kombëtare, ne do të investojmë 400 milionë euro për të ndërtuar pesë diga të reja, në Firajë, Dragaqinë, Pollatë, Desivojcë dhe Kuqicë, të cilat do të mbledhin dhe menaxhojnë burimet ujore. Përmes këtyre investimeve do të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes për të gjithë qytetarët, do të rrisim potencialin për bujqësi intensive dhe do të rrisim rezistencën tonë ndaj ndryshimeve klimatike.

BEGATIA

Siguria që kemi ndërtuar është themeli mbi të cilin po rrisim begatinë. Dhe begatia nuk është premtim ajo është tashmë realitet i matshëm.

Kur e morëm përgjegjësinë për të udhëhequr vendin, Bruto Produkti Vendor ishte rreth 7 miliardë euro. Sot, me punë të ndershme dhe politika të drejta, ka arritur në 11 miliardë euro, ndërsa projektojmë që vitin e ardhshëm BPV-ja të arrijë në 12 miliardë euro.

Kjo rritje ekonomike nuk ka mbetur në statistika. Ajo është përkthyer drejtpërdrejt në rritje të pagave, pensioneve dhe mbështetjes për familjet. Ndërsa qeverisja jonë e mirë është garancia e vetme që ekonomia të vazhdojë rritjen me trendin e njëjtë, e bashkë me ekonominë të vazhdojnë të rriten edhe pagat, pensionet dhe mbështetja për familjet.

Për herë të parë, me ne në mandatin e ardhshëm, Bruto Produkti Vendor për kokë banori do ta tejkalojë vlerën 10,000 euro.

Me ne, paga minimale do të vazhdojë të rritet çdo vit, ashtu siç kemi bërë edhe gjatë këtij mandati, kur e kemi rritur nga 170 euro në 500 euro. Ky është një ndryshim historik që e ka rritur dinjitetin e punëtorit.

Edhe pagat në sektorin publik gjatë mandatit tonë kanë shënuar rritje mesatare prej 47%, dhe kjo rritje do të vazhdojë edhe në mandatin që vjen, në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke e ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1,000 euro në muaj.

Pensionet i kemi gjetur 90 euro dhe i kemi rritur në 150 euro, duke e bërë vendin tonë shtetin e parë në rajon ku asnjë i moshuar nuk jeton nën pragun e varfërisë prej 5 euro në ditë. Rritja e pensioneve do të vazhdojë bashkë me rritjen e buxhetit, e veçanërisht me kompletimin e reformës pensionale.

Do të vazhdojmë rritjen e mbështetjes edhe për kategoritë e dalura nga lufta, dhe përveç rritjes së beneficionit, do të ndryshojmë ligjin dhe do të heqim edhe padrejtësinë që kushtëzon përfitimin e beneficionit vetëm për veteranët që nuk punojnë.

Shtesat për fëmijë i kemi gjetur zero euro. Sot ato janë 30 deri në 45 euro për çdo fëmijë, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë shtesat për fëmijë. Pra, nga 0 në 45, dhe në mandatin e radhës nga 45 në 90 euro për fëmijë. Me këtë rritje, do të lëmë prapa edhe disa shtete të Bashkimit Evropian sa i përket shtesave për fëmijë.

Edhe për nënat lehona kemi vepruar me përkushtim. Fillimisht i nisëm shtesat me 170 euro në muaj, pastaj i rritëm në 325.9 euro sivjet, ndërsa në fillim të mandatit të ardhshëm do t’i bëjmë 500 euro në muaj për 6 muaj, sepse aq do të bëhet paga minimale. Pra, 6 muaj nga 500 euro bëjnë 3,000 euro për secilën nënë lehonë të papunë, përveç shtesave mujore për fëmijët.

Kjo është politika jonë, familja në qendër të zhvillimit.

Begatia e shtuar për çdo familje nënkupton begati për ekonominë dhe për shtetin. Më shumë të ardhura do të thotë më shumë konsum, më shumë prodhim vendor dhe më shumë vende pune.

Prandaj, ne do të vëmë në dispozicion 1 miliard euro garanci sovrane, të cilat do të shërbejnë si hipotekë për të garantuar investimet private në fabrika dhe në prodhim. Kjo është mënyra se si i vëmë në funksion resurset tona natyrore dhe fuqinë tonë punëtore.

Do ta themelojmë Bankën Zhvillimore, projekt që tashmë është negociuar me Bankën Botërore në vlerë prej 50 milionë eurosh, për të mbështetur zhvillimin industrial dhe ndërmarrjet prodhuese.

Trepçën do ta rikthejmë në funksion të zhvillimit, përmes investimeve të reja strategjike, në bashkëpunim me një kompani me renome nga vendet mike, duke e kthyer atë në motor të ekonomisë sonë.

Ekonomisë sonë do t’i shtojmë edhe turizmin dimëror si komponentë të rëndësishme të zhvillimit. Do të investojmë 500 milionë euro në projektin madhor të Brezovicës, si dhe në resortin e ri të skijimit në Dukagjin, duke i shndërruar këto zona në destinacione të rëndësishme turistike rajonale.

Në sport, do të investojmë 250 milionë euro për ndërtimin e 20 stadiumeve të futbollit anembanë Kosovës, për të siguruar infrastrukturën e nevojshme sportive për të rinjtë tanë.

Të gjitha këto projekte infrastrukturore nuk janë thjesht pika në hartë apo shifra në buxhet. Ato janë mjete që lidhin njerëzit me punën, prodhuesit me tregun dhe vendin tonë me të ardhmen.

Duke përfunduar rrugët që kemi nisur dhe duke filluar projekte të reja strategjike: Unazën e Prishtinës, Autostradën Gjilan-Prizren nga Banulla në Qafë të Duhlës, dhe Magjistralen e Dukagjinit, ne po ndërtojmë infrastrukturën që i jep kuptim zhvillimit ekonomik, që shpërndan begatinë në çdo rajon dhe që e bën shtetin funksional për çdo qytetar.

Por rrugët, stadiumet, digat, kapacitetet energjetike dhe investimet industriale janë vetëm mjetet. Ajo që ka rëndësi është qëllimi. Një shtet që punon për qytetarin, një ekonomi që krijon vlerë dhe një shoqëri që ecën përpara pa lënë askënd pas.

Prandaj, të gjitha këto që përmenda nuk janë premtime të izoluara. Janë pjesë e një plani të qartë, të strukturuar dhe të realizueshëm, të ndërtuar mbi përvojën e këtij mandati dhe mbi rezultatet që tashmë i kemi dëshmuar si Qeveri.

Të dashur qytetarë ky është vizioni ynë. Dhe kjo është ftesa jonë që të ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë.

Ne nuk vijmë me premtime për t’u harruar, por me zotime për t’u jetuar. Kjo qeveri nuk matet me fjalë të bukura, por me punë që lënë gjurmë të thella. Para jush, nuk sjellim një listë dëshirash, por një plan që e njeh realitetin dhe e avanson atë.

Mandati që kërkojmë është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin. Mandat sigurie dhe begatie për të gjithë.

Albin Kurti Kryeministër i Republikës së Kosovës

PESË VENDIMET E PARA NË MANDATIN E RI

  • 1
    Miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.4 miliardë €
  • 2
    Procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, ashtu që të frenohet abuzimi i tregtarëve me rritjen e çmimeve.Çmime tavan
  • 3
    Procedimi i ndryshimit plotësues të ligjit, që heq kufizimin e punësimit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që marrin beneficionin.Veteranët
  • 4
    Miratimi i vendimit për pagesën e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë, që në fillim të vitit.Paga e 13-të
  • 5
    Miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurosh, e cila përmban: Mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat. Rikthim të Skemës për Subvencionim të Kursimit të Energjisë Elektrike, nga e cila pritet të përfitojnë mbi 200 mijë familje.200 milionë €

Zotimet Tona

24 fusha prioritare me zotime konkrete për mandatin 2025-2029

Për prodhimtarinë, industrinë dhe ndërmarrësinë ne do të veprojmë përmes Bankës zhvillimore, programit 1 miliardë euro në prodhim dhe ndihmës së bizneseve.

Banka Zhvillimore

Përmes Bankës Zhvillimore do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare me financim të drejtpërdrejtë të kompanive.

Përmes nënhuazimin duke shfrytëzuar sektorin bankar do të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme apo dhe individët për investime në fushat prioritare me kushte e favorshme të Bankës Zhvillimore.

Ndërsa nëpërmjet letërgarancive për pagesa do të ndihmojmë prodhuesit dhe eksportuesit për të pasur qasje më të lehtë në financa e likuiditet.

Programi 1 miliardë euro në prodhim e industri

Përmes Programit 1 miliardë euro në prodhim dhe ndihmë bizneseve, do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë përfshirë atë kreative me financim të drejtpërdrejtë të kompanive. Përveç kësaj, investitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe nga skemat e subvencionimit të pagave.

Për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe me vende pune që paguajnë mirë, do të krijojmë programin për mbështetjen e investimeve në kapacitete prodhuese të industrisë përfshirë atë kreative në vlerë 1 miliardë euro, përmes garantimit të kredive për investitorët.

Secili investitor do të ketë mundësinë të përfitojë nga garancia që shteti do të ofrojë për kredinë e nevojshme për investim.

Kjo u mundëson investitorëve qasje shumë më të lehtë në financa e kosto shumë më të lirë të financimit. Përveç kësaj, investitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe nga skemat e subvencionimit të pagave.

Amortizimi i përshpejtuar për investimet e reja

Bizneset që realizojnë investime të reja do të përfitojnë nga amortizimi i përshpejtuar. Kjo do të thotë që një pjesë më e madhe e vlerës së investimit amortizohet në vitet e para të përdorimit.

Përqendrimi i amortizimit në fazën fillestare të investimit ul detyrimet tatimore në këto vite. Si rezultat, bizneset kanë më shumë mjete financiare në dispozicion kur kostot janë më të larta.

Kjo masë e përmirëson likuiditetin në periudhën më të ndjeshme të investimit dhe e bën më të lehtë nisjen e tij.

Për shembull, një biznes që investon në makineri të reja mund të paguajë më pak tatim në vitet e para dhe t’i përdorë këto mjete për paga, lëndë të parë apo zgjerim të prodhimit.

Terminalet

Shtetit ia kemi kthyer terminalet doganore ashtu që të mos ketë më kosto zhvatëse për tregti të jashtme. Në pranverë të vitit që po vjen të gjitha terminalet doganore do të jenë publike pra, të shtetit.

Arkat Fiskale

Nisim menjëherë me arkat fiskale digjitale duke hequr barrën e panevojshme për bizneset.

Fatura elektronike biznes-biznes

Punën e mirë do ta vazhdojmë me sistemin e ri digjital të faturës elektronike biznes-biznes, i cili do të mundësojë monitorim në kohë reale të detyrimeve të TVSh-së, por edhe rimbursimin automatik e pa procedura të stërzgjatura. Më pak kontrolle për bizneset e lehtësi për rimbursimin e TVSH.

Mbledhja e TVSH-së

Për të mbështetur likuiditetin e bizneseve, mbledhjen e TVSH-së për mallrat që hyjnë në kufi do ta zhvendosim nga kufiri brenda vendit. Data e pagesës së detyrimit të TVSH-së do të zhvendoset në muajin pasues nga muaji kur lind detyrimi në kufi, ngjashëm siç veprojnë bizneset për TVSH-në e brendshme.

Taksa doganore për veturat

Për veturat e importuara nga shtetet e Bashkimit Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10%, gjë që do të mundësojë kosto më të ulët për qytetarët për blerjen e veturave.

Çmimet tavan

Do të iniciojmë Ligjin për çmimet tavan, në mënyrë që të parandalojmë çdo abuzim të mundshëm në marzhet tregtare, si dhe manipulimet në treg që dëmtojnë konsumatorët dhe tregtarët e ndershëm.

Ne kemi qenë e do të jemi qeveria që është angazhuar më së shumti për programe e projekte inovacioni dhe për mbështetjen e sektorit të teknologjisë së informacionit.

Valuta digjitale

Këtë mandat do ta nisim me Valutën digjitale të Kosovës. Valuta digjitale, e bazuar në blockchain, e krijuar nga shteti do të përdoret për pagesa. Krijimi i valutës digjitale nxit inovacionin dhe ekosistemin e inovatorëve. Me këtë e vendosim Kosovën në qendër të zhvillimeve më të fundit teknologjike.

ICT Tower

Për kompanitë në fushën e teknologjisë së informacionit që po tregohen të sukseshme në rritjen e punësimit do të ideojmë dhe ndërtojmë një Tech/ICT TOWER (Kulla TIK). Ky do të jetë investim publik në qendër të Kryeqytetit.

Mbështetje për industrinë e IT-së

Për të gjitha kompanitë e këtij sektori do të ofrohet mbështetje për hapësira dhe objekte në qytetet kryesore të Kosovës. Do të largojmë të gjitha kufizimet për njohjen e shpenzimeve të trajnimit si shpenzime të zbritshme.

Fondi i Inovacionit dhe Rinia

Vajzat dhe djemtë kanë dëshmuar potencial të lartë të kreativitetit dhe inovacionit në Kosovë. Për këtë arsye po krijohet Fondi i Inovacionit. Fondi do të mbështesë programet për krijimin dhe zgjerimin e start-up-eve, si dhe të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në këtë industri. Kështu do të mbështetet zhvillimi i produkteve, shërbimeve dhe proceseve të reja.

Parqet e Inovacionit

Do të zhvillojmë ekosistemin e inovacionit dhe aftësitë e harmonizuara me kërkesat e tregut. Kjo do të bëhet përmes lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe arsimit e aftësimit profesional. Njëkohësisht, do të mbështesim aktivitetet që lidhen me teknologjinë e avancuar dhe zhvillimin e prototipeve në funksion të industrisë.

Do të vazhdojmë ndërtimin e Infrastrukturës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Kjo përfshin Parqet e Inovacionit dhe Teknologjisë. Po ashtu, Qendrat e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe inkubatorët.

Inkubatorët do të jenë teknologjikë, të biznesit dhe industrialë. Ata do të vendosen në komuna dhe universitete. Të gjitha këto do të realizohen si projekte të Qeverisë.

Transporti publik në vendin tonë është një nga fushat ku kërkohet shumë angazhim dhe transformim.

“Anembanë”

Do të fillojmë me jetësimin e Programit “Anembanë”. Do të krijojmë rrjetin e integruar të transportit publik në tërë territorin e vendit.

Fillimisht e nisim me trafikun urban në secilën komunë. Hapi pasues vijon me trafikun ndërurban.

Do të ketë biletë mujore të integruar. Secili shfrytëzues do të mund të udhëtojë anembanë Kosovës, pa pasur nevojë për biletë tjetër, dhe duke përdorur vetëm transportin urban dhe ndërurban.

Një biletë – një çmim

Bileta do të jetë e subvencionuar dhe me kosto minimale për shfrytëzuesit. Synimi është që, me një kosto të përballueshme prej 10 euro/muaj, secili të ketë mundësi të shfrytëzojë programin “Anembanë”.

Brezovica

Këtë mandat të ri e nisim me projektin e madh “Brezovica”. Grupi punues për këtë project, i drejtuar nga Ministri i Financave, nis punën menjëherë në fillim të mandatit.

Ne do të investojmë deri në 500 milionë euro në infrastrukturë rrugore, akomodime moderne, pista të reja e rrjet bashkëkohor të teleferikut.

Do të sigurohemi që Brezovica të bëhet e famshme jo vetëm në rajon por edhe në Evropë e botë.

Zhvillimi i këtij projekti do të jetësohet nëpërmjet dy komponentëve. Komponenti i parë është infrastruktura përcjellëse, ndërtimi dhe mirëmbajtja e saj. Ndërkaq, komponenti i dytë do të jetë pjesa e ndërtimit dhe operimit të hotelerisë, gastronomisë, shërbimeve rekreative, sportive e të tjera.

Dukagjini

Në rajonin e Dukagjinit, në Pejë, në Bjeshkët e Nemuna dhe në Rugovën tonë të jashtëzakonshme, do të zhvillojmë Qendrën turistike Dukagjini.

Do të investojmë dhe do të bashkërendojmë të gjithë hapat dhe veprimet institucionale për të finalizuar projektin më të madh të turizmit malor në këtë rajon.

Edhe ky projekt do të përfshijë infrastrukturën përcjellëse, kapacitetet akomoduese, shërbimet turistike, rekreative dhe sportive.

Krahas nismave që ndërmorëm gjatë qeverisjes, do të shtojmë përpjekjet dhe programet që fuqizojnë pjesëmarrjen e mërgatës në vend.

Garancia për kredi investuese

Përmes “Dritares për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrës nga diaspora deri në 100 milionë euro investime që realizohen në Kosovë. Shteti i Kosovës do të jetë garant për investimet e mërgatës. Për të gjitha kreditë që merren për investimet e tyre këtu, shteti i Kosovës do të shërbejë si hipotekë për ta.

Transferi i parave

Kemi kryer të gjitha obligimet që i paraprijnë integrimit të Kosovës në “Single European Payment Area”. Kështu do të krijohen lehtësi të mëdha për transferet e parave në Kosovë. Aktualisht po presim zhbllokimin e këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese. Me anëtarësimin në SEPA, rreth 60 milionë euro do t’i kursejë Kosova nga paratë që mërgata jonë paguan për transferet e parave drejt familjeve të tyre.

Gjuha shqipe

Mësimi i gjuhës shqipe me kurrikul të dedikuar për fëmijët e familjeve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit është prioritet që do të mbështetet pa kursim. Së bashku me Shqipërinë do të sigurohemi që të zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shtetet ku ka komunitet të madh shqiptar. Po ashtu, do të punojmë që sa më shumë familje t’i dërgojnë fëmijët e tyre të lindur në shtetet përkatëse në kurset e gjuhës shqipe.

Shërbimet konsullore

Do t’i digjitalizojmë plotësisht shërbimet konsullore. Çdo pjesëtar i mërgatës sonë nuk do të ketë më nevojë që, për shumicën e shërbimeve administrative, të paraqitet patjetër fizikisht në konsullata dhe ambasada.

Shtetësia

Që në fillim të mandatit, Qeveria do të mundësojë kthimin me automatizëm të shtetësisë së Kosovës për pjesëtarët e mërgatës të cilët e kanë humbur atë për shkak të kufizimeve në shtetin ku jetojnë apo rrethanave të tjera historike.

Ne i kemi mbështetur familjet, nga subvencionimi i energjisë elektrike deri te shtesat për fëmijë. Në mandatin e ri po shtojmë edhe një program të ri, të dedikuar për gjyshërit e familjeve që kanë fëmijë.

Skema “Gjenerata për gjeneratë”

Gjyshërit pensionistë janë themeli i familjes. Ata na kanë rritur në kohë të vështira, dhe vazhdojnë të na ndihmojnë duke kujdesur për nipat kur prindërit janë në punë.

Ne po e njohim këtë kontribut. Me skemën “Gjenerata për Gjeneratë” do të mbështesim gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipat e tyre prej 13 deri në 36 muaj. Gjyshi apo gjyshja e fëmijës do të përfitojnë 100 euro në muaj, derisa nipat janë të moshës 13 deri 36 muaj dhe prindërit janë në punë.

Përfitimet janë të shumëfishta: fëmija rritet nga më të dashurit që i kanë, në mjedisin më të sigurt dhe të përshtatshëm. Gjyshi dhe gjyshja marrin vlerësimin që e meritojnë. Dhe prindërit mund të punojnë pa shqetësim.

Ky program gjithashtu u mundëson grave të rikthehen më shpejt në punë pas pushimit të lehonisë, duke u mbështetur në kujdesin dhe dashninë e prindërve apo vjehrrve.

Nënat lehona – shtesat

Ne i kemi gjetur shtesat për nënat lehona zero. Në mandatin e parë i ngritëm fillimisht në 170 euro, më pas në 279.9 e sivjet, në 325.9 euro. Në fillim të mandatit të ri, do t’i ngrisim në 500 euro.

Shtesat do të jepen për 6 muaj. Kështu, secila nënë lehonë e papunë do të përfitojë 3,000 euro.

Shtesat për fëmijë

Shtesat për fëmijë i kemi gjetur gjithashtu zero. Sot, çdo familje që plotëson kushtet merr prej 30 deri 45 euro, varësisht nga numri i fëmijëve.

Në mandatin e ri, këto shtesa do të dyfishohen: prej 60 deri në 90 euro për çdo fëmijë.

Integrimi i grave në tregun e punës

Një prej sfidave më të mëdha të ekonomisë sonë është numri i vogël i grave në tregun e punës. Duke i mbështetur familjet me fëmijë të vegjël, ne u mundësojmë nënave rikthimin në punë.

Sa më shumë gra në punë, aq më shumë të ardhura për familjen, aq më shumë produktivitet për ekonominë dhe aq më shumë tatim për shtetin.

Paralelisht masave që mbështesin vajzat në studime, gratë në biznes, nënat me fëmijët, artistet dhe sportistet, në mandatin e ri, që në 6 muajt e parë, do të fillojmë me programin e ri për punësimin e grave.

Programi i Superpunës për gratë

Programi i Superpunës për gratë u garanton grave për 6 muaj, pagën minimale, prej 500 eurosh. Ky program është pa asnjë kufizim moshe. Me të mund të përfitojë çdo grua që dëshiron të kthehet në tregun e punës.

Për bizneset, bëhet e leverdishme të punësojnë gratë, sepse pagën e paguan shteti për 6 muajt e parë. Për gratë, bëhet më e lehtë të gjejnë punë dhe të rikthehen në jetë aktive.

Ky model tashmë ka funksionuar me të rinjtë. Në mandatin e ri po e zgjerojmë për të gjitha gratë, duke u krijuar mundësi reale për punësim dhe përfitim nga eksperienca në tregun e punës.

Paga

Paga minimale nuk do të tatohet. Gjatë fillimit të mandatit të ri, paga minimale do të jetë 500 euro. Kjo nënkupton që edhe për biznesin e vogël individual, 6,000 eurot e para të fitimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi.

Paga mesatare në sektorin publik, me trendin aktual, e kalon 1,000 euro. Gjatë mandatit të fundit, buxheti për paga është rritur për 47%. Me trendin e krijuar të rritjes ekonomike, edhe reflektimi në paga do të vijojë.

Raporti i pagës më të ultë me atë më të lartë është përmirësuar nga 20 me 1 në 4 me 1. Kështu, edhe pagat janë rritur, edhe pabarazia është zvogëluar.

Fondi i Sigurimeve Shoqërore

Do të themelohet Fondi i Sigurimeve Shoqërore. Kështu sigurohet mbulimi i pagesës për pushimin e lehonisë. Po ashtu, fondi mbulon pushimin prindëror, si për nënën, ashtu edhe për babain në rast të marrjes së pushimit.

Fondi do të mbulojë edhe pagesat në rast të humbjes së vendit të punës. Ne nuk do të lejojmë më që ata që humbin punën papritur të mbeten pa asnjë përkrahje.

Mbrojtja e të drejtave

Për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë, për këtë mandat të ri do ta rrisim sërish numrin e inspektorëve. Do të kemi deri në 200 inspektorë të punës.

Në vitin e parë ne hoqëm pagesën e studentëve duke e bërë falas shkollimin në Universitetet publike.

Ne kemi një seri programesh të bursave të bazuara në merita dhe prioritete strategjike shtetërore që i kemi aplikuar gjatë mandatit që po përfundon.

Bursat “Mobiliteti për studentë”

Tashmë, me qeverinë në detyrë gjatë vitit 2025, e kemi realizuar zotimin tonë për bursat e mobilitetit dhe mbështetjen për të gjithë studentët.

Me këtë program, mbështeten të gjithë studentët në nevojë, të cilët kryejnë studimet në një lokacion tjetër nga ai ku jetojnë.

Studentët që kualifikohen për programin e bursës “Mobiliteti për studentë”, për çdo muaj do të marrin një bursë. Shuma varet nga distanca midis vendit ku studiojnë dhe vendit ku jetojnë. Sa më larg të kenë nevojë të studiojnë, aq më shumë do të përfitojnë.

Qeveria për të gjithë studentët

Pasiqë rritëm mbështetjen për studentët në universitetet publike dhe për studentet vajza e gra në STEM, mbështetjen me bursa do ta zgjerojmë edhe për studentët që vijojnë studimet në shkollimin universitar jopublik, pra në kolegje private.

Për këtë, do të dyfishojmë buxhetin e ndarë për bursa nga ai që kemi aktualisht.

Edukimi i fëmijëve

Do të vazhdojë me prioritet të lartë mbështetja për edukimin e hershëm. Vendi ynë ka 108 mijë fëmijë 1–5 vjeç. Krahas rritjes së përfshirjes së tyre në çerdhet publike, do të nisë edhe sistemi i bonove për prindërit që vendosin t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe jopublike.

Synimi është që në ciklin parafillor të përfshihen të gjithë fëmijët nga mosha 5–6 vjeç. Aktualisht, në vend janë 20 mijë fëmijë në këtë moshë.

Mësimdhënësit sipëror

Për të diplomuarit në fushën e pedagogjisë, hyrja në profesion do të bëhet pas licencimit në nivel shtetëror, në rast aplikimi për mësimdhënës në nivelin parauniversitar. Licencimi i avancuar i mësimdhënësve në nivelin sipëror do të shoqërohet me rritjen e pagesës së tyre. Gjatë vitit 2025 u realizua ky proces për mësuesit e klasave 1–5 dhe ata të gjuhës dhe matematikës. Gjatë mandatit të ri, do të shtrihet për të gjitha nivelet dhe profilet.

Cilësia e mësimit në çdo klasë

Programi i ri për progresin gjeometrik të cilësisë në arsimin e mesëm ofron mundësinë që profesionistë me doktoratura dhe kualifikim të lartë të japin mësim në shkollat e mesme anekënd vendit. Për çdo profesionist të tillë që pranohet si mësimdhënës në shkollat e komunave më të largëta, do të ketë një bonus të veçantë si nxitje dhe vlerësim për punën e tyre.

Tekste shkollore cilësore

Do të vijojë dhe thellohet procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të të gjitha teksteve shkollore. Nga gjuha dhe matematika, që i rishikuam tashmë, do të vazhdojmë me të gjitha tekstet e tjera për arsimin parauniversitar. Për disa lëndë, do të nisë përkthimi dhe digjitalizimi i materialeve shkollore.

Mësimi plotësues

Mësimi plotësues po përgatitet si program i veçantë dhe i shtrirë në të gjitha shkollat e vendit. Me të, nis vala e re për transformimin cilësor të mësimdhënies në shkollat tona. Do të hapen 5 gjimnaze të specializuara në të gjithë Kosovën, të dedikuara për fushat që fuqizojnë cilësinë e shkollimit të mesëm dhe të ardhmen profesionale.

Mësimi gjithëditor – sporti, arti dhe digjitalja

Do të nisë programi i mësimit gjithëditor me artin, sportin dhe mësimin digjital në të gjitha shkollat e vendit. Do të ndajmë buxhet dhe do të krijojmë kushtet, duke organizuar paraprakisht përmbajtjen, infrastrukturën dhe burimet njerëzore.

Nxënësit me nevoja të veçanta

Për fëmijët me nevoja të veçanta, do të kemi program të zgjeruar ndihme në shkollë, me logoped, psikolog, aktivitet sportiv dhe aktivitete rekreative të veçanta.

Arsimi profesional

Për arsimin dual dhe profesional do të krijojmë platformën me profilet e secilit të diplomuar për qasje në tregun e punës. Do të shtohen 10 profile të reja në mësimin dual, duke iu bashkangjitur 16 profileve aktuale, në përputhje me kërkesat e industrisë. Në arsimin profesional do të vijojë forcimi me investime në mjete mësimore, marrëveshje me industrinë dhe fushat ku përgatiten nxënësit.

Shkolla e digjitalizuar

Digjitalizimi i certifikatave dhe materialeve shkollore dhe finalizimi i një platforme të centralizuar digjitale për menaxhimin e shkollave, ditarëve dhe materialeve digjitale janë hapat e radhës. Klasat do t’i pajisim me tabela të mençura. Do të shtrijmë internet me shpejtësi të lartë në 1000 institucione të arsimit parauniversitar, duke siguruar qasje falas në internet.

Universiteti dhe kërkimi shkencor

Do të mbështesim gjithnjë e më shumë programet e kërkimit shkencor të universiteteve publike. Në mandatin e ri, universitetet publike do të profilizohen dhe do të fillojë planifikimi për buxhetimin bazuar në vlerësimin e performancës.

Qendra e Studentëve

Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të ndërtojmë një konvikt të ri dhe tre salla të reja për bibliotekën universitare brenda Qendrës së Studentëve.

Çdo qytetar i yni do të ketë mjekun familjar dhe do të jetë brenda Regjistrit të kujdesit parësor shëndetësor.

Check-up shëndetësor për çdo qytetar

Prej vitit të ri fillon plani për kontrollin dhe mbikëqyrjen shëndetësore për çdo qytetar. Brenda vitit, secili e secila do të ketë një kontroll të plotë mjekësor. Sistemi, i njohur si check-up, do të parandalojë, ndihmojë dhe mbështesë çdo rrezik që vjen nga problemet shëndetësore.

Sigurimet shëndetësore

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sigurimet shëndetësore, që ende po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese, dhe kompletimit të sistemit informativ shëndetësor, hapet rruga drejt funksionalizimit përfundimtar të sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Shërbime mjekësore specialistike anembanë

Në mandatin e ri do të decentralizojmë në tërësi shërbimet shëndetësore. Nga punët e para në këtë drejtim do të jenë shërbimet mjekësore onkologjike në spitalet e përgjithshme. Kështu, të sëmurët do të kursehen nga udhëtimi dhe mundimi.

Krahas tyre, do të sigurohen edhe shërbimet e dializës aty ku ende nuk ofrohen. Për këtë do të investojmë në çdo spital rajonal, duke shtuar pajisje, shërbime të reja dhe infrastrukturë moderne.

Spitalet dhe klinikat e reja dhe të rinovuara

Do të ndërtojmë spitalin e ri në Mitrovicë dhe Ferizaj. Gjithashtu, do të transformojmë të gjitha spitalet e përgjithshme në të gjithë Kosovën. Ato do të pajisen me pajisje të reja diagnostike, laboratorë me të gjitha analizat, dhe shërbime spitalore të kohës së fundit.

Poliklinikat specialistike

Poliklinikat specialistike do të ndërtohen në Drenas, Sharr, Podujevë, Viti, Rahovec dhe Leposaviq. Ato do të ofrojnë shërbime publike të specializuara, duke e lehtësuar marrjen e kujdesit mjekësor dhe duke ulur shpenzimet për buxhetin familjar.

Poliklinikat specialistike stomatologjike publike

Do të hapim poliklinikat specialistike stomatologjike në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Podujevë. Këto klinika do të ofrojnë shërbime stomatologjike publike cilësore dhe të përballueshme.

Laboratorë të avancuar publikë

Do të ndërtojmë rrjetin e laboratorëve publik që mbulojnë të gjitha llojet e analizave. Kostoja e shërbimeve do të jetë e përballueshme për çdo qytetar.

Mbulimi i kostos së barnave jashtëspitalore

Lista e rimbursueshme e barnave fillon për herë të parë, duke mbështetur qytetarët për shpenzimet e barnave jashtëspitalore. Për listën esenciale të barnave, buxheti do të rritet deri në 100 milionë euro. Gjithashtu, çmimet e barnave janë unifikuar në të gjithë territorin e vendit dhe janë të përballueshme për çdo familje.

Mandatin që po e përfundojmë, fermerët e Kosovës i bëmë më të mbështeturit në rajon. Dëshmi për këtë janë mbi 120 mijë fermerë që përfituan mbi 300 milionë euro në grante dhe subvencione.

Më e rëndësishmja është se subvencionet kanë shkuar të gjitha te fermerët dhe janë ndalur abuzimet dhe shpërdorimet që mbizotëronin në të kaluarën.

Sigurimi i prodhimit bujqësor

Në mandatin e ri, përqendrimi ynë do të jetë në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, përmes mbështetjes së investimeve në teknologji dhe në rrjetëzimin e mbledhjes dhe shpërndarjes së produkteve bujqësore.

E kemi subvencionuar akcizën e naftës dhe tani do të bëhet e mundur nisja e skemës që siguron prodhimin bujqësor nga fatkeqësitë natyrore.

Nuk do të ketë më rrënim të ekonomisë së fermerit, as pritje për vlerësime e dëmshpërblime, por sigurim të strukturuar.

Çertifikimi – treg i garantuar

Të gjitha prodhimet e fermerëve tanë do të përkrahen në standardizim, certifikim dhe shitje.

Çdo prodhim i standardizuar dhe i certifikuar do të ketë treg të garantuar.

Prodhimet tona të certifikuara do të jenë të mbrojtura me ligj, si në vend ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

Aplikim për grante gjatë gjithë vitit

Do të hapet mundësia për aplikim për grante gjatë gjithë vitit.

Kështu, fermeri nuk do të ketë ngarkesën dhe stresin e përgatitjes së projekt-aplikimit në një kohë të shkurtër.

Ai do të përgatitet më mirë dhe do të aplikojë në sektorin ku ka përvojë dhe treg për shitje.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zgjatjes së sezonit prodhues, rritjes së vlerës së prodhimit dhe aspektit shumëqëllimor.

Grante për fermerë të papërkrahur

Do të përkrahim fermat dhe fermerët me grante të vogla për t’i bërë më rentabile, përmes bashkëpunimit, standardizimit, grumbullimit, përpunimit dhe kontraktimit të prodhimit me blerësit.

Aplikim për subvencione online

Pas eliminimit të dhjetra dokumenteve dhe ditëve të humbura për aplikim për subvencione, që në vitin e dytë të mandatit do të krijohet mundësia për të aplikuar nga shtëpia.

Secili do të mund ta përcjellë online dhe përmes telefonit procesin, nga aplikimi deri te pagesa e subvencionit.

“Karta e-Fermeri”

“Karta e-Fermeri” do të ketë identitet dhe integritet të mbrojtur. Ajo do të jetë e sigurt për blerjen e inputeve, marrjen e këshillave, përfitimin e subvencioneve, qasjen në financa dhe deri te shitja e prodhimit.

Karta garanton që blerja e pesticideve, plehrave dhe farërave të jetë e duhura dhe e saktë, në sasi dhe cilësi, për secilin fermer dhe për çdo kulturë që kultivon. Kështu eliminohen dokumentet për institucionet publike dhe private.

Karta do të gjurmojë dhe standardizojë procesin e certifikimit, duke përfshirë drejtoritë komunale, barnatoret bujqësore, trupat certifikues dhe bankat.

Rrjeti i ujitjes

Do të bëjmë rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes. Aty ku ka sistem ekzistues, ai do të rehabilitohet dhe modernizohet. Aty ku mungon, do të planifikohet shtrirja e tij, së bashku me rregullimin e parcelave, ndërtimin e rrugëve rurale dhe sistemin e drenazhimit.

Krahas investimeve në diga, do të rritet intensiteti i investimeve në sisteme të reja dhe efikase të ujitjes. Me sisteme funksionale dhe moderne të ujitjes, fermeri punon dhe investon në kultura rentabile. Kështu, ferma shndërrohet në ekonomi prodhuese që siguron tregun vendor dhe rrit eksportet.

Uji i pijes

Sa i përket furnizimit me ujë të pijes, do të përfundojmë projektimin dhe më pas ndërtimin e të gjithë rrjetit të ujësjellësit në të gjitha lokalitetet e banuara.

Pesë diga të reja

Për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë, do të nisë puna për ndërtimin e pesë digave të reja në Kosovë. Do të ndërtohen pesë rezervuarë për ujë të pijes, ujitje dhe industri, ndërsa për katër të tjerë janë duke u përgatitur studimet fillestare. Rezervuarët që do të ndërtohen janë: Rezervuari i Poshtëm i Firajës, Rezervuari i Pollatës, Rezervuari i Kuçicës, Rezervuari i Dragaçinës dhe Rezervuari i Desivojcës.

Kanalizimet

Në fshatrat tona ka shumë probleme me kanalizimet. Zgjidhja që e adreson me efikasitet këtë problem madhor janë impiantet e vogla. Çdo fshat i madh dhe grup fshatrash do të ketë impiantet e veta të trajtimit të ujërave. Puna me impiantet e vogla do të nisë nga kanalizimet pranë rrjedhave të lumenjve dhe burimeve ujore.

Lumenjtë

Mbrojtja nga përmbytjet do të adresohet përmes një aksioni për riparimin dhe ndërtimin e argjinaturave të lumenjve.

ji i pijes

Përballueshmëria e çmimeve, pavarësia energjetike dhe ndikimi në shëndet janë parësore në politikën tonë energjetike.

Siguria energjetike

Kosova do të ketë një miks energjie që bazohet në burime vendore dhe gjithnjë e më shumë në burime të pastra të ripërtëritshme nga era dhe dielli. Termocentrali “Kosova B” do të modernizohet, ndërsa Termocentrali “Kosova A” do të rehabilitohet thellësisht, në mënyrë që të rritet siguria e furnizimit dhe të ulet ndjeshmëria ndaj krizave eventuale nga jashtë.

Deri në fund të mandatit qeverisës do të përfundojnë modernizimi i TC “Kosova B”, vendosja e filtrave për uljen e ndotjes nga pluhuri dhe oksidet e azotit, si dhe rehabilitimi i thellë i blloqeve të TC “Kosova A”. Me këto investime:

  • jetëgjatësia e termocentraleve do të rritet për së paku 20 vjet;
  • kapaciteti neto do të rritet për së paku 40% (855 MW, krahasuar me 610 MW para investimeve);
  • ndotja do të ulet shumëfish.

Paralelisht, gjatë mandatit do të shtohen kapacitetet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Kapacitetet nga era do të rriten më shumë se dyfish, në 305 MW nga 135 MW sa janë aktualisht. Kapacitetet diellore fotovoltaike do të rriten më shumë se tetëfish, në 250 MW nga 30 MW sa janë tani. Implementimi i sistemit të baterive 170 MW / 340 MWh do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit dhe do të ofrojë dy përfitime strategjike:

1. ulje të kostove të shërbimeve ndihmëse dhe rritje të stabilitetit të rrjetit; 2. mundësi për arbitrazh, përmes mbushjes së baterive gjatë orëve jashtë pikut dhe përdorimit të energjisë së akumuluar gjatë orëve të pikut.

Më së largu deri në fund të mandatit, si rezultat i këtyre investimeve:

  • kapacitetet e instaluara të energjisë elektrike do të rriten për më shumë se 70%, apo 100% duke përfshirë bateritë për ruajtje të energjisë;
  • Kosova do të bëhet neto eksportuese e energjisë elektrike;
  • eksporti i energjisë elektrike, në raport me konsumin, do të tejkalojë 30%, ndërsa për konsumatorët e shërbimit universal më pak se 7% e konsumit do të importohet;
  • pjesëmarrja e burimeve të pastra të energjisë në konsumin total do të më shumë se dyfishohet, në 20%.

Në fund të mandatit, Kosova do të ketë themelet e një sistemi energjetik modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues në rajon, me nivel të lartë të integrimit rajonal. Në vitin 2030, tregu i Kosovës do të integrohet në tregun evropian të energjisë elektrike.

Do të planifikojmë gjithashtu gazifikimin nga qymyri.

Do të intensifikojmë bashkëpunimin për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta energjetike me Shqipërinë. Po ashtu, do të sigurohemi që Kosova të jetë në ballë të zhvillimeve teknologjike në energji, duke shtuar në miksin energjetik burime jotradicionale me teknologji inovative nga partnerët strategjikë.

Ngrohja qendrore në të gjitha rajonet

Do të ndërtojmë sisteme të reja të ngrohjes qendrore dhe do të dyfishojmë kapacitetin dhe mbulueshmërinë e ngrohjes qendrore në Prishtinë. Gjatë mandatit do të përfundojë dyfishimi i kogjenerimit në Termocentralin “Kosova B”, projekti i ngrohjes qendrore në Obiliq dhe ngrohja qendrore solare në Prishtinë.

Pa vonesa fillon puna me projektet për ngrohje qendrore në qytetet Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Lipjan.

Me vënien në funksion të këtyre sistemeve, nevoja për ngrohje me energji elektrike dhe rrjedhimisht për import të energjisë elektrike do të ulet ndjeshëm. Ndikimi në mjedis do të jetë i shumëfishtë, duke ulur ndotjen nga djegia e drurit dhe qymyrit, si dhe prerjen e pyjeve.

Efiçienca energjetike – ndihmë për familjet

Do të vazhdojmë investimet në efiçiencë të energjisë, në vlerë prej 150 milionë euro, për familjet që kanë nevojë për përkrahje në izolimin e shtëpive të tyre, si dhe për përmirësimin e kushteve në ndërtesat publike si shkolla, spitale, salla sportive dhe institucione të tjera. Kështu sigurojmë kushte më të mira jetese, ngrohje me çmime të përballueshme dhe lehtësim të ngarkesës në rrjetin elektroenergjetik.

Do të rinovojmë 400 ndërtesa publike të administratës qendrore dhe komunale dhe do të përkrahim financiarisht së paku 8 mijë familje për izolimin e shtëpive të tyre apo investime të tjera në efiçiencë të energjisë.

Rinovimi i banesave shumëkatëshe

Do të nisë rinovimi i banesave shumëkatëshe në komunat Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë dhe Gjakovë. Do të përkrahim bizneset me grante për sisteme solare dhe efiçiencë të energjisë, për investime si izolimi termik, ndriçimi efikas, pajisjet prodhuese dhe frigoriferike, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe sistemet inteligjente të menaxhimit të energjisë.

Minierat

Sektori minerar është sektor strategjik me rëndësi për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Prandaj, do të themelojmë partneritete strategjike në nivel shtetëror për hulumtime dhe investime të përbashkëta në këtë sektor. Do të ndahet një fond prej rreth 50 milionë euro për skanimin e plotë të burimeve tona natyrore dhe për futjen e tyre në ekonomi në funksion të zhvillimit.

Trepça

Trepça do të jetë në qendër të sektorit minerar, ndërkohë që hulumtimet dhe investimet do të zgjerohen edhe në zona të tjera me potencial të lartë. Në Trepçë, si bashkëinvestitor, do të inkuadrohet një korporatë minerare me përvojë të gjatë, në bashkëpunim të ngushtë me një nga vendet mike.

ji i pijes

Sa i përket furnizimit me ujë të pijes, do të përfundojmë projektimin dhe më pas ndërtimin e të gjithë rrjetit të ujësjellësit në të gjitha lokalitetet e banuara.

Pesë diga të reja

Për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë, do të nisë puna për ndërtimin e pesë digave të reja në Kosovë. Do të ndërtohen pesë rezervuarë për ujë të pijes, ujitje dhe industri, ndërsa për katër të tjerë janë duke u përgatitur studimet fillestare. Rezervuarët që do të ndërtohen janë: Rezervuari i Poshtëm i Firajës, Rezervuari i Pollatës, Rezervuari i Kuçicës, Rezervuari i Dragaçinës dhe Rezervuari i Desivojcës.

Kanalizimet

Në fshatrat tona ka shumë probleme me kanalizimet. Zgjidhja që e adreson me efikasitet këtë problem madhor janë impiantet e vogla. Çdo fshat i madh dhe grup fshatrash do të ketë impiantet e veta të trajtimit të ujërave. Puna me impiantet e vogla do të nisë nga kanalizimet pranë rrjedhave të lumenjve dhe burimeve ujore.

Lumenjtë

Mbrojtja nga përmbytjet do të adresohet përmes një aksioni për riparimin dhe ndërtimin e argjinaturave të lumenjve.

Ajër i pastër për të gjithë

Do të ndjekim politika aktive për uljen e ndotjes së ajrit, përmes rregullave parandaluese jo vetëm ndëshkuese dhe inspektimeve të rregullta ndaj ndotësve të mëdhenj dhe të mesëm. Do të vendosim sistem të informimit në kohë reale për cilësinë e ajrit, si dhe masa të qarta e të menjëhershme për adresimin e ndotjes.

Aksioni “Pa mbeturina dhe pa deponi ilegale”

Do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale dhe do të krijojmë një sistem të ri, modern dhe të sigurt për menaxhimin e mbeturinave. Do të ketë monitorime dhe inspektime të rregullta, si dhe ndëshkime të ashpra për ndotësit. Do të vendosen standarde të qarta dhe të detyrueshme për menaxhimin e mbeturinave në të gjitha komunat e vendit. Po ashtu, do të zbatohet sistem i shpërblimit dhe ndëshkimit për komunat, sipas respektimit të standardeve të menaxhimit të mbeturinave.

Mbrojtje nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit

Do t’i mbrojmë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit. Funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale, do të ripyllëzohen brigjet e lumenjve për të parandaluar vërshimet dhe do të ndihmohen komunat në pastrimin dhe rikonstruksionin e kanaleve kulluese.

Mbrojtja e Natyrës

Menjëherë do të nisim Aksioni shtetëror për mbrojtjen e natyrës, për të ndaluar degradimin e lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Do të forcohet kontrolli mjedisor, gjobat dhe ndëshkimet për shkelësit, ndërsa paralelisht do të fillojë rehabilitimi i ekosistemeve të dëmtuara, pastrimi i lumenjve dhe largimi i pengesave fizike, rritja e sipërfaqeve të pyllëzuara dhe ruajtja e biodiversitetit.

Hekurudhat

Në mandatin e ri do të fillojmë më ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë – Shkodër dhe do të projektojmë linjën hekurudhore që lidh Prizrenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanocin. E nisim përgatitjen e linjës Prishtinë – Aeroport.

Rrjeti i Rrugëve

Projektet e mëdha infrastrukturore të mandatit të ri janë sigurimi i lidhjes me koridoret kryesore rrugore, përmes përfundimit të autostradës së Gjilanit deri në Dheu i Bardhë dhe kyçjes në “Korridorin 1”.

Përfundimi i rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën.

Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, e cila lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën dhe Deçanin me Pejën dhe Istogun.

Rrugët Dollc – Gjakovë dhe Kijevë – Zahaq do të finalizohen, krahas rehabilitimit dhe modernizimit të të gjitha rrugëve rajonale.

Lidhjet ndërkufitare

Përgatitja dhe ndërtimi i sa më shumë akseve rrugore lidhëse ndërkufitare, me qëllim përmirësimin e lidhjes ndërmjet vendbanimeve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Infrastruktura për qendrat historike dhe turistike

Sigurimi i qasjes përmes infrastrukturës së ndërtuar, të mirëmbajtur dhe të rehabilituar në mënyrë cilësore, në të gjitha qendrat me rëndësi turistike, historike, ekonomike dhe afariste.

Ndriçimi i autostradave

Programi i ndriçimit smart për të gjitha autostradat do të fillojë në këtë mandat të ri, duke rritur sigurinë në qarkullim si dhe efiçiencën dhe kursimin e energjisë.

Porti i thatë

Ndërtimi i Portit të thatë i cili e vendos Kosovën në hartën ballkanike të transportit të mallrave është një nga projektet madhore që do ta finalizojmë.

Ajër i pastër për të gjithë

Do të ndjekim politika aktive për uljen e ndotjes së ajrit, përmes rregullave parandaluese jo vetëm ndëshkuese dhe inspektimeve të rregullta ndaj ndotësve të mëdhenj dhe të mesëm. Do të vendosim sistem të informimit në kohë reale për cilësinë e ajrit, si dhe masa të qarta e të menjëhershme për adresimin e ndotjes.

Aksioni “Pa mbeturina dhe pa deponi ilegale”

Do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale dhe do të krijojmë një sistem të ri, modern dhe të sigurt për menaxhimin e mbeturinave. Do të ketë monitorime dhe inspektime të rregullta, si dhe ndëshkime të ashpra për ndotësit. Do të vendosen standarde të qarta dhe të detyrueshme për menaxhimin e mbeturinave në të gjitha komunat e vendit. Po ashtu, do të zbatohet sistem i shpërblimit dhe ndëshkimit për komunat, sipas respektimit të standardeve të menaxhimit të mbeturinave.

Mbrojtje nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit

Do t’i mbrojmë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit. Funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale, do të ripyllëzohen brigjet e lumenjve për të parandaluar vërshimet dhe do të ndihmohen komunat në pastrimin dhe rikonstruksionin e kanaleve kulluese.

Mbrojtja e Natyrës

Menjëherë do të nisim Aksioni shtetëror për mbrojtjen e natyrës, për të ndaluar degradimin e lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Do të forcohet kontrolli mjedisor, gjobat dhe ndëshkimet për shkelësit, ndërsa paralelisht do të fillojë rehabilitimi i ekosistemeve të dëmtuara, pastrimi i lumenjve dhe largimi i pengesave fizike, rritja e sipërfaqeve të pyllëzuara dhe ruajtja e biodiversitetit.

Dy vitet e fundit të mandatit kemi shënuar rekorde në planifikimin dhe ekzekutimin e investimeve kapitale, dhe këtë ritëm do ta ruajmë e përshpejtojmë edhe më tej në mandatin e ri, përmes reformimit të thellë të sistemit të prokurimit publik.

Reforma do të sigurojë procese më efiçiente, transparente dhe konkurruese, që sjellin vlerë reale për paranë publike, në mënyrë që ekzekutimi vjetor i investimeve kapitale të tejkalojë 1 miliard euro dhe të shndërrohet në standard të qeverisjes.

Pas krijimit të sistemit për gjurmimin e faturave, i cili garanton që çdo faturë e operatorëve ekonomikë paguhet në kohë, gjatë vitit 2025 është kompletuar dhe integruar edhe sistemi i menaxhimit të financave publike me sistemin e e-prokurimit. Ky integrim forcon disiplinën fiskale, rrit llogaridhënien dhe parandalon futjen e organizatave buxhetore në detyrime financiare pa mbulesë, duke garantuar stabilitet dhe besueshmëri në menaxhimin e fondeve publike.

BUXHETI I KOMUNAVE

Me finalizimin e regjistrimit të popullsisë do të nisë një transformim i thellë dhe i qëndrueshëm në mënyrën e buxhetimit për komunat.

Skema e granteve do të përshtatet në përputhje me të dhënat e reja nga regjistrimi, duke siguruar që çdo komunë të marrë financa sipas nevojave reale të popullsisë së saj.

Granti i katërt do të zbatohet gjithashtu, duke u integruar në këtë skemë të re dhe të përmirësuar të buxhetimit.

Buxhetimi i bazuar në të dhëna të sakta mbi popullsinë do të sjellë një transformim të pakthyeshëm në kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve publike. Ai do të mundësojë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve për edukim dhe arsimin parauniversitar, shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e investimeve në infrastrukturën urbane dhe rurale.

Përveç kësaj, do të përforcohen infrastrukturat e ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke garantuar që qytetarët të kenë shërbime më cilësore, efikase dhe të aksesueshme në çdo pjesë të vendit.

Ky model i ri i buxhetimit do të vendosë standarde të reja në qeverisjen komunale, duke rritur transparencën, llogaridhënien dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social në të gjitha komunat e Kosovës.

Ajër i pastër për të gjithë

Do të ndjekim politika aktive për uljen e ndotjes së ajrit, përmes rregullave parandaluese jo vetëm ndëshkuese dhe inspektimeve të rregullta ndaj ndotësve të mëdhenj dhe të mesëm. Do të vendosim sistem të informimit në kohë reale për cilësinë e ajrit, si dhe masa të qarta e të menjëhershme për adresimin e ndotjes.

Aksioni “Pa mbeturina dhe pa deponi ilegale”

Do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale dhe do të krijojmë një sistem të ri, modern dhe të sigurt për menaxhimin e mbeturinave. Do të ketë monitorime dhe inspektime të rregullta, si dhe ndëshkime të ashpra për ndotësit. Do të vendosen standarde të qarta dhe të detyrueshme për menaxhimin e mbeturinave në të gjitha komunat e vendit. Po ashtu, do të zbatohet sistem i shpërblimit dhe ndëshkimit për komunat, sipas respektimit të standardeve të menaxhimit të mbeturinave.

Mbrojtje nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit

Do t’i mbrojmë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit. Funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale, do të ripyllëzohen brigjet e lumenjve për të parandaluar vërshimet dhe do të ndihmohen komunat në pastrimin dhe rikonstruksionin e kanaleve kulluese.

Mbrojtja e Natyrës

Menjëherë do të nisim Aksioni shtetëror për mbrojtjen e natyrës, për të ndaluar degradimin e lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Do të forcohet kontrolli mjedisor, gjobat dhe ndëshkimet për shkelësit, ndërsa paralelisht do të fillojë rehabilitimi i ekosistemeve të dëmtuara, pastrimi i lumenjve dhe largimi i pengesave fizike, rritja e sipërfaqeve të pyllëzuara dhe ruajtja e biodiversitetit.

Lojërat Mesdhetare 2030

Lojërat Mesdhetare 2030 janë shtylla kryesore e transformimit të Kosovës në një epiqendër sportive në rajon dhe më gjerë.

Infrastruktura sportive

Pallati i Rinisë dhe Sporteve dhe Qendra e Studentëve në Prishtinë do të kthehen në hapësira moderne mikpritjeje, që do t’u shërbejnë qytetarëve për dekada. Qendrën Akuatike dhe pishinat gjysmë-olimpike, do të jetë themeli i zhvillimit dhe cilësisë. Palestrat sportive do të modernizohen të gjitha sipas standardeve ndërkombëtare. Do të realizohet gjithashtu infrastrukturë e re për sportet olimpike, atletikën, tenis, gjimnastikën dhe notin.

250 milionë euro për ndërtimin e 20 stadiumeve të futbollit

Plani ynë për infrastrukturën e futbollit, duke përfshirë Stadiumin Kombëtar dhe të gjitha stadiumet ekzistuese është transformimi i plotë i tyre dhe ndërtimi të rejave. Andaj janë planifikuar 250 milionë euro.

Qeverisja e sportit

Politikat tona do të vazhdojnë të forcojnë sistemin sportiv, duke u fokusuar në qeverisje të drejtë, integritet, profesionalizëm dhe barazi. Sporti do të mbështetet në meritë, llogaridhënie dhe integritet. Financimi i aktiviteteve sportive do të lidhet drejtpërdrejt me performancën, planifikimin dhe përgjegjësinë, ndërsa keqpërdorimi dhe favorizimi do të luftohen me zero tolerancë.

Buxhet dhe mbështetje për klubet e vajzave dhe të drejtuara nga ato

Programi i ri, i mbështetur fuqishëm nga qeveria, do të përqendrohet në mbështetjen financiare të klubeve sportive të vajzave dhe të klubeve të drejtuara nga vajzat, duke përfshirë gjithçka, nga pagesat për trajneret deri te subvencionimi i veçantë i këtyre klubeve.

Edukimi profesional dhe transformativ për drejtuesit

Sporti bashkëkohor kërkon ekspertizë shumëdisiplinore. Për këtë, do të forcojmë kapacitetet e federatave, klubeve dhe institucioneve përmes programeve të specializuara në menaxhim sportiv, shkencë sportive dhe mbështetje të sportistëve gjatë dhe pas karrierës së tyre.

Mbështetje për trajnerët – sistemi i licencimit

Trajnerët janë baza e cilësisë sportive. Do të standardizojmë licencimin, trajnimin dhe avancimin profesional të tyre përmes programeve shtetërore dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Bashkë me Ministrinë e Arsimit, në mësimin gjithëditor do të koordinojmë programin “Sporti në Shkolla” dhe do të krijojmë hapësira publike për aktivitet fizik.

Gjithashtu, do të sigurojmë modernizimin e stadiumeve, palestrave dhe terreneve ekzistuese në të gjithë vendin, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në mënyrë që sporti të jetë i qasshëm për qytetarë të të gjitha moshave, gjinive dhe komuniteteve.

Ajër i pastër për të gjithë

Do të ndjekim politika aktive për uljen e ndotjes së ajrit, përmes rregullave parandaluese jo vetëm ndëshkuese dhe inspektimeve të rregullta ndaj ndotësve të mëdhenj dhe të mesëm. Do të vendosim sistem të informimit në kohë reale për cilësinë e ajrit, si dhe masa të qarta e të menjëhershme për adresimin e ndotjes.

Aksioni “Pa mbeturina dhe pa deponi ilegale”

Do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale dhe do të krijojmë një sistem të ri, modern dhe të sigurt për menaxhimin e mbeturinave. Do të ketë monitorime dhe inspektime të rregullta, si dhe ndëshkime të ashpra për ndotësit. Do të vendosen standarde të qarta dhe të detyrueshme për menaxhimin e mbeturinave në të gjitha komunat e vendit. Po ashtu, do të zbatohet sistem i shpërblimit dhe ndëshkimit për komunat, sipas respektimit të standardeve të menaxhimit të mbeturinave.

Mbrojtje nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit

Do t’i mbrojmë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit. Funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale, do të ripyllëzohen brigjet e lumenjve për të parandaluar vërshimet dhe do të ndihmohen komunat në pastrimin dhe rikonstruksionin e kanaleve kulluese.

Mbrojtja e Natyrës

Menjëherë do të nisim Aksioni shtetëror për mbrojtjen e natyrës, për të ndaluar degradimin e lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Do të forcohet kontrolli mjedisor, gjobat dhe ndëshkimet për shkelësit, ndërsa paralelisht do të fillojë rehabilitimi i ekosistemeve të dëmtuara, pastrimi i lumenjve dhe largimi i pengesave fizike, rritja e sipërfaqeve të pyllëzuara dhe ruajtja e biodiversitetit.

Arti dhe krijuesit kanë mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme. Synimi për mandatin e ri është zhvillimi i politikave të ekonomisë kreative.

Industria kreative

Industritë kreative i konsiderojmë si një motor për zhvillim ekonomik dhe shoqëror. Për sektorin kreativ janë parashikuar 200 milionë euro investime, që do të shndërrojnë Kosovën në qendër rajonale të festivaleve, me produkte kreative të standardit ndërkombëtar për tregun lokal dhe ndërkombëtar. Ky investim strategjik e bën vendin prodhues konkurrues në marketing, arkitekturë, librin, artin skenik dhe vizual, dizajn industrial dhe modë, film, artizanat, videolojëra dhe shërbime TIK.

Pronësia intelektuale

Sigurojmë dinjitet dhe mbrojtje sociale për krijuesit. Vendosim një kornizë ligjore të avancuar që njeh dhe mbron punëtorin e pavarur, forcon të drejtat e autorit, siguron monetizimin e drejtë të pronësisë intelektuale dhe garanton konkurrencë të ndershme në treg.

Aftësim gjatë gjithë jetës për krijuesit

Krijojmë një sistem programor dhe institucional të qëndrueshëm për ndërtimin e kapaciteteve në ndërmarrësi kreative dhe teknologji të avancuara, përmes mikro-certifikimeve dhe rezidencave në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

“Kosova Krijon”

Mandati i ri vjen me një mekanizëm të ri ndërsektorial që koordinon dhe mbështet zhvillimin e industrive kreative, duke siguruar vendimmarrje dhe politika publike adekuate që reflektojnë nevojat dhe prioritetet e sektorit. Mbështesim ngritjen e kualitetit të produkteve kreative dhe nxisim eksportin përmes takimeve B2B dhe pjesëmarrjes në ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Kinematë

Do të themelohet rrjeti i kinemave publike në rajonet kryesore të Kosovës, duke koordinuar dhe mbështetur gjithashtu çeljen e kinemave nga ndërmarrësia private.

Mbështetje për artistët

Për krijuesit dhe performuesit, do të vazhdojë mbështetja e artistëve të pavarur dhe e ansambleve rezidente, duke siguruar siguri financiare, autonomi krijuese dhe hapësira dinjitoze për punë. Krijimtarinë artistike do ta lidhim ngushtë me tregun e punës, duke siguruar kompensimin e duhur për prodhimet kulturore.

Objektet e rëndësishme kulturore

Në mandatin e dytë do të vazhdojë modernizimi i objekteve kulturore, duke i transformuar në hapësira bashkëkohore për artin dhe publikun.

Trashëgimia Kulturore

Mandati i parë fokusohej në shpëtimin e monumenteve. Në mandatin e ri, për trashëgiminë kulturore do të kalojmë nga mbrojtja fizike në funksionalizim. Monumentet do të vihen në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë, duke ruajtur historinë, fuqizuar identitetin dhe kontribuar në mirëqenien e shoqërisë.

Arkeologjia

Do të mbetet prioritet i lartë përmes investimeve në gërmim, studim dhe menaxhim, ndërsa zonat arkeologjike do të vazhdojnë të jenë prona shtetërore. Qendrat historike do të rijetësohen në shërbim të turizmit, në bashkëpunim me banorët dhe bizneset lokale.

Muzetë dhe Trashëgimia Shpirtërore

Programi për muzetë, i nisur në mandatin e parë, do të zgjerohet në shumë komuna, duke funksionalizuar muze ekzistues dhe duke themeluar muze të rinj. Do të nisë puna konservuese në Kullat e Rezistencës brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Trashëgimia shpirtërore do të dokumentohet dhe promovohet, duke u integruar në planet hapësinore dhe zhvillimore të vendit. Gjatë mandatit të ri do të nisë edhe Themelimi i Muzeut të Gjenocidit, ndërsa do të përfundojë Memoriali i Fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Do të vazhdojë konservimi dhe restaurimi i objekteve të kultit. Programi i ri dhe intensiv do të mbështesë zejet tradicionale në çdo qytet të Kosovës, duke regjistruar dhe vitalizuar artizanatin lokal.

Gjykata për çështje familjare

Për të shkurtuar kohën e proceseve gjyqësore në lëndët e së drejtës familjare, ku bëjnë pjesë prona, trashëgimia, dhuna në familje, alimentacioni dhe çështje të tjera, do të hapet Gjykata për Çështje Familjare. Me këtë gjykatë, do të rritet shpejtësia e zgjidhjes së kontesteve familjare, si dhe cilësia dhe profesionalizmi. Sistemet do t’u jenë në dispozicion avokatëve dhe ekspertëve të fushës, të cilët do të specializohen dhe do të certifikohen për dhënien e shërbimeve juridike.

Digjitalizimi – padia dhe gjykimi online

Digjitalizimi i sistemit të drejtësisë mundëson dorëzimin, procesin dhe përfundimin e lëndëve online. Nga padia, lutja apo ankesa deri në zgjidhje, e gjithë procedura do të mund të zhvillohet online, për çdo qytetar që e preferon këtë. Do të ndërtohet aftësia që edhe gjykimi të mund të bëhet tërësisht online.

Prokuroria e re e specializuar

Gjurmimi, hetimi dhe ndjekja e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të forcohet me prokurorinë e re të specializuar, me prokurorë, hetues, ekspertë dhe bashkëpunëtorë, të gjithë të vettuar dhe të monitoruar rreptësisht, me buxhet dhe funksionalitet të pavarur, krahas bashkëpunimit të ngushtë me institucionet tona dhe ato ndërkombëtare. Kjo prokurori do të modelohet mbi praktikat më të mira botërore, mbi ndërtimin e DEZA-s (Drejtoria e Evropës për Zhvillim e Agjencive të Reja) dhe DEZA-ve të ngjashme ndërkombëtare, si dhe të SPAK në Shqipëri, e cila ka qenë e suksesshme në ndjekjen dhe dënimin e zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

Themelimi i Zyrës Hetimore Disiplinore

Do të themelohet Zyra Hetimore Disiplinore (ZHD) si mekanizëm i pavarur dhe i jashtëm i KGJK-së dhe KPK-së që do të ketë vetëm një detyrë – hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët ka dyshime të bazuara se nuk e kanë kryer detyrën sipas ligjit. Kjo zyrë do të veprojë si shtyllë kryesore për thellimin e përgjegjëshmërisë dhe llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjatë mandatit të ri do të vijojmë punën për rend dhe ligj në të gjithë vendin pa kompromis.

Siguria publike

Siguria rrugore, siguria në shkolla dhe policiimi në komunitet do të jenë prioritet i mandatit të ri.

Mbështetje për Policinë

Do të vazhdojë mbështetja e Policisë dhe institucioneve të sigurisë me pajisje të specializuara dhe bashkëkohore, shkollim dhe trajnim profesional, si dhe me armatim adekuat.

Pensionimi i parakohshëm

Do të nisë një program i pensionimit të parakohshëm të shkallëzuar sipas moshës dhe profileve, duke filluar me themelimin e fondit për këtë qëllim. Faza e parë do të nisë nga mosha 63 vjeç, duke u ulur vit pas viti deri në 55 vjeç.

Përmirësimi i sistemit të gradave

Sistemi i gradave në Policinë e Kosovës do të përmirësohet rrënjësisht. Policëve që gjatë 10 viteve të fundit nuk iu është dhënë mundësia për gradim sipas meritës, do t’u krijohen kushtet për të aplikuar dhe testuar për një ose dy grada njëherazi.

Njësia e dronëve dhe antidronëve

Do të avancojmë Njësinë e Dronëve dhe Antidronëve për të forcuar mbikëqyrjen dhe gatishmërinë për t’u përballur me format e reja të rreziqeve të sigurisë, duke ndihmuar në hetime, mbrojtje dhe mbikëqyrje të kufirit, si dhe për rritjen e sigurisë publike në përgjithësi.

Mbrojtja e kufirit

Vendi do të ketë kufij të sigurt dhe të menaxhuar me teknologjitë më të avancuara. Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit do të modernizohet për të garantuar sigurinë, për të lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale.

Buxheti i ushtrisë

Për ushtrinë tonë, gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajmë mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur.

Kosova në NATO

Do të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, si bilateral ashtu edhe multilateral, me shtetet anëtare të NATO-s. Me arritjet që ka ushtria jonë, është koha të përshpejtojmë përgatitjet për anëtarësimin në NATO.

Dronët “Made in Kosova”

Gjatë mandatit të ri, do të zhvillojmë dronët ushtarakë “Made in Kosova”, duke rritur kapacitetin tonë teknologjik dhe gatishmërinë për misionet moderne.

Bashkëpunimi me aleatët

Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjeve të armatimit, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe akademitë më të shquara ushtarake të vendeve partnere.

Programet me Shqipërinë

Do të krijojmë Njësinë Ushtarake të Përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Së bashku do të nisim programin e fuzionimit për edukimin ushtarak dhe bashkëprodhimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit.

Rekrutimi i ushtarakëve të rinj

Rekrutimi i kadetëve të rinj do të vazhdojë me ritëm të shtuar. Synojmë që brenda mandatit të ri të kemi 1000 gra dhe vajza ushtarake, duke përforcuar pjesëmarrjen gjinore në ushtri.

Mbrojtja gjithëpërfshirëse – rezervistët vullnetarë

Programi i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse do të zbatohet në të gjithë vendin. Secili rezervist vullnetar do të ketë trajnimin adekuat dhe armatimin personal të nevojshëm për rastet e mobilizimit.

Ushtarakët nga mërgata

Do të mundësojmë kalimin e profesionistëve ushtarakë nga mërgata me origjinë nga Kosova, që shërbejnë në ushtritë e vendeve aleate, në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të njëjtën mundësi do të kenë edhe profesionistët ushtarakë nga Shqipëria.

Do të forcojmë më tej marrëdhëniet strategjike të vendit me partnerët ndërkombëtarë dhe do të sigurojmë një ushtri moderne, të aftë dhe profesionale, e gatshme për të gjitha sfidat e sigurisë.

Pasaporta

Fuqizimi i pasaportës së Republikës së Kosovës në të gjitha kontinentet është një nga prioritetet tona kryesore, krahas arritjes së marrëveshjeve dypalëshe për lirimin nga regjimi i vizave. Ky hap do të krijojë mundësi të reja ekonomike, tregtare, kulturore dhe arsimore për qytetarët e vendit.

Bashkimi Evropian

Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian do të mbetet një nga angazhimet tona kyçe.

Marrëveshjet SOFA

Do të dyfishojmë rrjetin e atasheve të mbrojtjes dhe do të zgjerojmë numrin e shteteve partnere me të cilat nënshkruajmë marrëveshje SOFA, duke na afruar drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Marrëdhëniet me shtetet mosnjohëse

Do të zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe edhe me shtetet mosnjohëse, veçanërisht ato që janë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Drejtues të nismave rajonale

Synojmë drejtimin e së paku një nisme rajonale dhe organizimin e konferencave dhe samiteve të rëndësishme në kuadër të integrimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lufta kundër dezinformatave

Do të fuqizojmë kapacitetet e Shërbimit Diplomatik dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të luftuar dezinformimin që gjenerohet dhe shpërndahet nga vendet autoritare në rajon, Evropë dhe kontinente të tjera.

Shërbimi diplomatik dhe mërgata

Do ta hapim më tej Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik për kuadrot e reja të vendit dhe të mërgatës sonë.

Forcimi i rrjetit të atasheve

Rrjeti i atasheve ekonomik dhe tregtar do të funksionojë si mekanizëm për identifikimin dhe tërheqjen e investimeve të jashtme, si dhe për gjetjen e tregjeve të reja për eksportin e produkteve vendore. Njëjtë do të veprojmë me rrjetin e atasheve kulturor, për promovimin e artit dhe kulturës së vendit, duke krijuar mundësi të reja për artistët dhe studentët e artit.

Aplikimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Si demokracia më e avancuar në rajon, me rritje të vazhdueshme ekonomike dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, vizioni ynë është ta përgatisim vendin për t’i bërë ballë konkurrencës rajonale dhe atij evropian, duke ecur përpara në proceset integruese euro-atlantike.

Më 15 dhjetor 2022, zyrtarisht dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian me synimin për marrjen e statusit kandidat. Synimi ynë është që deri në vitin 2030, Kosova të ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt nga procesi i integrimit dhe të avancojë në negociatat për anëtarësim në BE.

Ne do të sigurohemi që shteti ynë të jetë pjesëmarrës aktiv dhe i barabartë në të gjitha nismat rajonale, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të plotë në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit. Kosova do të jetë plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian edhe gjatë mandatit tonë të ri.

Plani i zgjerimit të BE-së paraqet një mundësi të shkëlqyer për përshpejtimin e reformave për integrim evropian.

Agjenda e Reformave për vitet 2025-2028 do të jetë prioritet ynë për të përfituar sa më shumë fonde nga BE dhe për përafrim të plotë me Tregun e Brendshëm të BE-së.